Kush është i riu që mori më shumë vota se Driton Selmanaj e Hatim Baxhaku në Prizren

0
3196

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren mori 6.164 vota apo 9.70 %.

Ajo që ka befasuar në këto zgjedhje është rezultati i disa kandidatëve të ri, duke përfshirë këtu edhe Florent Ukaj i cili vjen nga LDK-ja e Prizrenit.

Besoni ose jo, Ukaj ka mposhtur Driton Selmanajn, Sylë Hoxhën, Salajdin Fanajn e Hatim Baxhakun në Prizren, duke qëndruar i dyti me vota në nivel dege menjëherë pas Anton Qunit, Kryetar i degës së LDK-së në këtë qytet.

“5 më të voturarit në Prizren nga LDK

  1. Anton Quni 2188
  2. Florent Ukaj 1780
  3. Salajdin Fanaj 1774
  4. Driton Selmanaj 1507
  5. Syl Hoxha 1506″, ka shkruar Ukaj në ‘facebook’.

Madje Ukaj ka arritur të hyjë edhe në pesë më të votuarit në Komunën e Dragashit dhe asaj të Rahovecit.

“5 Më të votuarit në Dragash janë:

  1. BEXHET XHELADINI (82) – 1766 Vota
  2. HATIM BAXHAKU (26) – 1394 vota
  3. AVDULLAH HOTI (1) – 1325 vota
  4. DEFRIM GASHI (76) – 950 vota
  5. FLORENT UKAJ (46) – 515 vota

5 më të votuarit ne komunën e Rahovecit janë:

  1. Avdullah Hoti 2392
  2. Ibrahim Kryeziu 1350
  3. Fehmi Cena 1045
  4. Kujtim Shala 712
  5. FLORENT UKAJ 505″, ka shkruar Ukaj./04 Online
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a Reply