Kurti u shkruan ambasadave të huaja: Ndihmojini Kosovës, në dimër do të kemi katastrofë humanitare

0
117

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka dërguar letër ambasadorëve të huaj në Kosovë, rreth situatës me COVID-19

Në letrën e tij drejtuar ambasadorëve, Kurti ka kërkuar nga ambasadat e huaja që ta ndihmojnë Kosovën, pasi, sipas tij, në shtator do të ketë katastrofë humanitare.

“Ambasadorë dhe diplomatë të nderuar, unë i kam shprehur këto vështrime me ju shumë herë në takimet tona. Tani, në emër të popullit të Kosovës, publikisht ju kërkoj juve dhe vendeve tuaja që t’u siguroni institucioneve të kujdesit shëndetësor të Kosovës pajisjet e nevojshme mjekësore dhe burimet njerëzore për të mundësuar të parandalojmë që një krizë shëndetësore të shndërrohet në një katastrofë humanitare”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply