Kurti prezanton anëtarin e ri të Vetëvendosjes

0
66

Një anëtar i ri, ish aktivist i lëvizjes ilegale në Kosovë, i është shtuar Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar lideri i saj, Albin Kurti, transmeton Gazeta Blic.

Kurti ka thënë se anëtari i ri, Fatmir Istogu, ka qenë një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes në Drenicë, ai ka dhënë një kontribut të pashoq për shpërndarjen e idesë së Republikës së Kosovës ne Drenicë dhe rajonet përreth.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Fatmiri i Drenicës në VETËVENDOSJE!

Fatmir Istogu ka qenë një nga aktivistët më të shquar në organizimet ilegale politike të viteve 1980-1990. Si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes në Drenicë, ai ka dhënë një kontribut të pashoq për shpërndarjen e idesë së Republikës së Kosovës ne Drenicë dhe rajonet përreth. U arrestua në vitin 1989, pas organizimit të demonstratës së 27 marsit 1989 në Skënderaj, por qëndroi i paepur në burg dhe nuk dha asnjë informacion. Gjatë luftës në Kosovë ka qenë i autorizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rekrutimin e vullnetarëve nga Zvicra. Pas luftës Fatmiri ka punuar si oficer për informim publik në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, kurse për dy vite ka qenë edhe kryesues i Kuvendit të Komunës së Drenasit. Me Fatmirin forcohet edhe më tej Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenicë. E mirëprita bashkë me Sabri Kiçmarin dhe Enver Dugollin.

Leave a Reply