Kurti në punëtori me ministrat, hartuan programin qeverisës për katër vitet e ardhshme

0
81

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se në fundjavë bashkë me 17 anëtarët e kabinetit qeveritar, kanë zhvilluar punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes.

Ai thotë se qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe sipas tij, programi qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve.


Ndryshe, Qeveria Kurti u kritikua në fundjavë pasi disa prej zyrtarëve të saj shkuan në Shqipëri për t’u parapërgatitur për zgjedhjet atje, ndërkohë masat kundër koronavirusit janë shtrënguar në vend.
Postimi i tij i plotë:

Të shtunën dhe të dielen, përgjatë katër sesioneve të ndara, bashkë me të 17 anëtarët e kabinetit qeveritar, zhvilluam punëtorinë për hartimin e Programit Qeverisës dhe Planin e Veprimit për katër vitet e ardhshme të qeverisjes sonë. Qëllimet strategjike, objektivat operacionale dhe masat që do të ndërmerren u prezantuan dhe u shqyrtuan gjerësisht. Së shpejti, këto dokumente tejet të rëndësishme që përcaktojnë qartë prioritetet tona në çdo fushë bashkë me punët drejt realizimit të tyre do të finalizohen edhe teknikisht dhe do të dalin në Qeveri për votim e në Kuvend për diskutim.

Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Me vullnetin e tyre ata kanë mundësur ndryshimin, kurse me punën tonë, qeveria jonë do ta jetësojë ndryshimin. Programi ynë qeverisës do të reflektojë kërkesat, të drejtat dhe nevojat e qytetarëve, për përmbushjen e të cilave ne do të angazhohemi me përkushtim.

Leave a Reply