Kurti: Ministrinë e Bujqësisë e gjetëm me 40 milionë euro obligime ndaj fermerëve

0
280

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se do të vazhdojnë të përkrahin sektorin e bujqësisë.

Ai në një konferencë për media ka theksuar se vitin 2022 do ta fillojnë me zero obligime financiare ndaj fermerëve, njofton Klankosova.tv.

Shefi i Qeverisë ka deklaruar se e kanë gjetur Ministrinë e Bujqësisë 40 milionë euro obligime financiare ndaj fermerëve.

“Sektori i bujqësisë, pylltarisë dhe ai rural është i veçantë për Kosovën sepse prodhon ushqim krijon dhe vende të punës. Vizioni ynë për bujqësi dhe agroindustri të qëndrueshme është i bollshëm për qytetarët e vendit, në përputhje me programin tonë të Qeverisë me vizionin tonë për ekonominë po angazhohemi për nxitje të investimeve dhe kapacitetet e reja prodhuese dhe eksportuese”.

“Pas tetë vjetëve, Qeveria për herë të parë ka trajtuar strategjinë për pylltari  në afat kohor 2021-2027, si dhe është duke e finalizuar  strategjinë 10 vjeçare për pylltarin për periudhën 2021-2030, çdo avancim i politikave duhet të ketë evidencë të plotë dhe transparencë për të gjithë. Thirrjet për subvencione për vitin e ardhshëm do të hapen në çerekun e parë të vitit të ardhshëm dhe do te përmbyllet deri në prill”.

“Ministrinë e kemi gjetur me 40 milionë obligime ndaj fermerëve, me zero obligime financiare ndaj fermerëve do ta nisim vitin 2022. Do të rrisim përkrahjen ndaj fermerëve dhe prodhuesve me 11 milionë euro shtesë. Kemi aplikuar për një grant 20 milionë euro për bujqësi globale dhe siguri ushqimore”,ka thënë Kurti.

Leave a Reply