Kurti: Marrëveshjet e arritura sot do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin

0
20

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar si mjaft pozitive mbledhje e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, Kurti tha se marrëveshjet e arritura sot do të rrisin edhe më tej bashkëpunimin mes dyja shteteve.

“Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet edhe shumë shi dhe diell, na nevojiten për frytet që do t’i gëzojnë qytetarët tona në të dy anët e kufirit. Jam i nderuar dhe i gëzuar me mbledhjen e shtatë të përbashkët. Në vizitën e Ramës në Prishtinë para dy muajve u patëm zotuar së bashku që e shohim të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin. Me marrëveshjet e sotme do të rritim edhe më tej bashkëpunimin. Progresi në numër i marrëveshje do të shoqërohet në cilësi në zbatimin e tyre.

Bashkëpunimi do të forcojë shtetet tona. Përtej kësaj, këto mbledhje janë në horizontin e integrimeve në BE, që është fati ynë. Marrëveshjet si këto do të na mundësojnë që vizionet ti përkthejmë në veprime konkrete. Lidhshmëria jonë historike janë nyjet tona të forta për rritjen e shkëmbimeve tregtare. Qartësia dhe orientimi i përbashkët na udhëzon vetë për lëvizjet më të duhura dhe të mbara,” tha Kurti.

Leave a Reply