Kurti: Kapitull i ri për Kosovën, puna fillon tani

0
298

Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti pak orë pasi që siguroi votat e mjaftueshme për t’u bërë kreu i ri i Qeverisë tha se është shënuar fillimi i një kapitulli të ri për njerëzit e Kosovës..Në një shkrim në rrjetin social Twitter, Kurti ka shkruar në profilin e tij se janë të përulur para detyrave që i presin,Kurti ka thënë se tani fillon puna, duke shtuar se “të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por të bashkohemi për të mirën e vendin tonë”.

Shkrimi i tij i plotë:
Të përulur nga detyrat para nesh, shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e #Kosovës.Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë të bashkohemi për të mirën e vendit tonë.

Dhe tani fillon puna.

Leave a Reply