Kurti ia uron fitoren Joe Biden

0
416

Ish kryeminsitri i Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka uruar Joe Biden, president të SHBA-së.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti e ka quajtur Biden mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës.

Kurti ka thënë se pas fitores së Biden pret që të forcohen marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

“Urime për fitoren e tij historike, Joe Biden. Një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Kurti përmes një video-mesazhi në Facebook kishte bërë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA që të votojnë për president, kandidatin demokrat Joe Biden.

Sipas Kurtit SHBA dhe Kosova po luftojnë të njëjtën luftë, që është ajo e një beteje për barazi para ligjit, udhëheqje të qëndrueshme dhe qeverisje kompetente.

Po ashtu është shprehur se Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan./Telegrafi

Leave a Reply