Kurti bën homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”: Gjaku dhe emri i tyre s’do të harrohet kurrë

0
232

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij, ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, shkruan IndeksOnline.

Kurti me këtë rast ka thënë se drejtësia për familjen Jashari dhe për dëshmorët e tjerë të Kosovës ende nuk është vënë në vend.

Kryeministri tha se gjaku dhe emri i tyre s’do të harrohet kurrë.

“Drejtësia për këtë krim të Serbisë nuk është vënë në vend ashtu sikurse për shumë dëshmorë e martirë të tjerë anë e mban Kosovës. Gjaku i tyre nuk humbet kurrë, emri i tyre nuk harrohet kurrë e ne kthehemi e rikthehemi këtu në Prekaz për ta kuptuar se prej nga vijmë e për ta ditur më mirë se kah duam të shkojmë”, shtoi ai.

“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Kosovës të hënën mbrëmë pasiqë dol inga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe sot në ditën e parë të punës me zëvendëskryeministrat, ministrat erdhëm herët në Prekaz, në këtë vend të flijimit dhe bashkimit ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe por rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shiqptar i dha hov UÇK-së dhe e zgjoi ndërgjegjjen ndërkombëtare.

Ne e kujtojmë Shaban, Hamzë Adem Jasharin dhe gjithë 59 anëtarët e kësaj familje, gjysma e të cilëve ishin gra e fëmijë”, tha ai.

Leave a Reply