Kuqi: QKMF ka filluar të mbingarkohet me pacientë të infektuar me COVID-19

0
486
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi, përmes një postimi shkruan se në vendin tonë çdo ditë e më shumë po rrit numri i të infektuarve me COVID-19.

Ndër tjera ajo tregon se Qendra Kryesore e Mjeksisë Familjare në Suharekë ka filluar këto ditë të mbingarkohet me pacientë të infektuar me Covid-19 dhe të pacientëve që kanë ankesa në bazë të simptomave.

“Situata ne Kosove po bëhet çdo ditë e më e rëndë duke u rritur numri i të infektuarve me Covid 19, kjo nuk na bënë te rrimē duarkryq edhe ne Komunen tonë në Therandë, pasi qe numri i te prekurve dhe te dyshuarve po rritet dita ditës edhe ne komunën tonë edhe pse aktualisht situaten e kemi ne kontrollë.

Qendra Kryesore e Mjekesise Familjare ne Therandë ka filluar kēto ditë të mbingarkohet me pacientë të infektuar me Covid 19 dhe të pacientëve qe kanë ankesa në bazë të simptomave.

Duke u nisur nga kjo situatë që dita ditës situata me pandeminë në vendin tonë po perkeqesohet kemi filluar me me një aneks në QKMF-Therandë vetëm për aplikim terapisë të përshkruar nga i Spitalit të Pergjithshem i Prizrenit nga reparti i Infektives dhe Pulmologjisë për pacientët e infektuar.

Këto veprime i kemi marrëpër të liruar punën e këtyre dy reparteve mjekësore te Spitalit rajonal ne Prizren, për tu qenë sa më afër pacientëve që kërkojnë ndihmë në këto ditë të vështira me pandemin dhe mos të i rrezikojmë pacientët e tjerë qe kerkojnë ndihmë per patologji dhe ankesa tjera” ka shkruar Kuqi./Suhareka Online

Leave a Reply