Kujtohet Ramë Bllaca në 83 vjetorin e vrasjes, heroi kundër shpërnguljes së shqiptarëve

0
463

Në 83 vjetorin e vrasjes së tij, është kujtuar Heori i Kombit Ramë Bllaca.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj i cili ka thënë se Bllaca ishte zë i fuqishëm kundër atyre që synonin ta realizonin zhvendosjen masive të shqiptarëve.

“Kryetari i Komunës së Suharekës dhe vartësit e tij, sot e nderuan heroin e kombit Ramë Bllaca, duke bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore të tij dhe duke vendosur kurora me lule, në nderim të veprës së tij heroike.
Duke i’u përshtatur rrethanave të krijuara nga COVID-19, kryetari Muharremaj u prit nga familja e ngushtë e heroit Bllaca si dhe disa qytetarë të këtij fshati.
Kryetari Muharremaj për heroin Bllaca u shpreh:
“Ai ishte zë i fuqishëm kundër atyre që synonin ta realizonin zhvendosjen masive të shqiptarëve dhe me guximin e tij e vulosi vazhdimësinë tonë në tokën e Kosovës”.
“Si personalitet i rrallë në kohë të vështira, nuk pranonte kompromise të dhimbëshme për shqiptarët, duke kundërshtuar fuqishëm me mosnënshkrim shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi”-“, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës./04 Online

Leave a Reply