Kryeziu: Fokusi im do të jetë fuqizimi i sektori privat

0
371

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu është zotuar se do të jap kontribut të madh në fuqizimin e sektorit privat.

Kryeziu ka thënë se si deputet i ardhshëm do t’i ndërmerr disa nisma konkrete, përmes të cilave do të synohet kontributi për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Si rrjedhojë, Kryeziu është zotuar se do të jap kontribut që të ketë sigurime shëndetësore, respektimin e orarit të punës sipas Ligjit të Punës, shtimin e numrit të inspektorëve të punës, e sidomos që të nivelizohet paga minimale në sektorin privat me atë publik.

Kryeziu ndryshe njihet si gjenerata e re e PDK-së, i cili njihet për kontributin e madh në zhvillimin dhe fuqizimin e degës së PDK-së në Komunën e Suharekës, ndërsa në këto zgjedhje mbanë numrin 101 dhe pret që të merr votat e mjaftueshme për tu bërë deputet në Kuvendin e Kosovës./04 Online

Leave a Reply