Kryetari Haskuka shkarkon drejtorët e LDK-së dhe nënkryetarin e tij

0
446

Sipas burimeve të TV Prizreni, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë vendim për shkarkimin e 3 drejtorëve të LDK-së në qeverinë e tij dhe të nënkryetarit të komunës, Eshref Memaj.

Sipas këtyre burimeve, kryetari Hasuka e ka njoftuar me vendimin e tij edhe kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Ndryshe, të shkarkuarit nga postet e drejtorëve janë: Fejzë Kabashi- drejtor i Mirëqenies Sociale, Fatmir – drejtor i Urbanizmit dhe Egzon Elshani- drejtor i Bujqësisë.

Leave a Reply