Kryesia e LDK-së pro Vjosës, nesër e merr unitetin e grupit parlamentar

0
330

Kryesia e LDK-së ka përfunduar mbledhjen, në të cilën është diskutuar për rolin e kësaj partie në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Pas mbledhjes nënkryetari i kësaj partie Lutfi Haziri ka thënë se kryesia e LDK-së ka përfunduar mbledhjen rregullt pas tri takimeve që ka pasur, ka shtjerre debatin e brendshëm lidhur me rolin tonë politik për krijimin e institucioneve.

“Tashmë dihet se karshi qeverisjes së Vetëvendosjes ne do të jemi opozitë aktive, ndërsa në ndërtimin e institucionit të presidentit LDK-ja, do të evitojë çdo lloj obstruksioni institucional, çdo lloj pengese me rolin e vet konstruktiv, me rolin pozitiv në ndërtimin e institucioni dhe në funksion të stabilitetit, në mënyrë që të përmbyllet cikli i zgjedhjeve dhe funksionimit të institucioneve dhe mandej të ecim përpara me agjendë politike e cila do të jetë pjesë e angazhimeve tona opozitare në rrafshin tjetër”, theksoi Haziri

Ai ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së dhe lidershipi nesër do të takohen me grupin e deputetëve,  do të vazhdojmë diskutimet dhe debatin edhe me deputetët në mënyrë që pjesëmarrja në seancë dhe performaca e LDK-së në këtë seancë të jetë në frymën kushtetuese, duke krijuar një frymë dhe angazhim për stabilitet politik në këtë vend.

Duke folur se a ka marr vendim pozitiv, apo negativ kryesia e partisë, ai tha se nuk varet nga kryesia.

“Roli jonë, marrja ose pjesëmarrja, sepse nuk është e mjaftueshme politikisht, pjesëmarrja në votim dhe zgjedhja e presidentit do të mbyllte ciklin e zgjedhjes së institucionit të presidentit. Këtu është roli jonë, ne nuk flasim me partitë e tjera, nuk kemi ndonjë lloje përgjegjësie dhe as gradacioni për të tjerët, ne flasim vetëm për rolin tonë”, tha ndër të tjera Haziri.

Në fund ai theksoi se nesër shihemi në angazhime tjera dhe do të shihni që gjithçka do të jetë e qartë. 

“Ne do të punojmë që të dalim unanim dhe të ndërtojmë kulturë të unitetit politik të brendshëm, na duhet si ndo herë që veprimi i jonë i përbashkët politik të jetë arma jonë politike më e fuqishme”, tha Haziri./Indeksonline/

Leave a Reply