Kryenin vazhdimisht vjedhje, policia ua konfiskon veturën në Sopijë, të dyshuarit në arrati

0
537
Foto: Arkiva
Pas angazhimit operativ hetimor lidhur me disa raste të vjedhjeve më datë 17.07.2020 është konfiskuar një veturë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, është lokalizuar vetura e dyshimtë Golf IV e kaltër, me targa të huaja.

Persona të dyshuar kryenin vjedhje me atë veturë, të cilët tashmë gjenden në arrati.

Ata kanë rrezikuar edhe zyrtarët policorë, duke ikur deri në fshatin Sopi, të Komunës së Suharekës, ku edhe kanë braktis veturën e janë larguar në drejtim të panjohur.

Vetura tani është konfiskuar, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Leave a Reply