Kryeministri: Pa njohje reciproke s’mund të ketë normalizim raportesh me Serbinë

0
372

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në procesin e dialogut me Serbinë është duke u angazhuar plotësisht në bazë të kompetencave që ia lejon Kushtetua e Kosovës, ndërkohë shton se pa marrëveshje për njohje reciproke nuk mund të ketë normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarata numri një i qeverisë i ka bërë pas homazheve që ka bërë në pllakën përkujtimore të personave të pagjetur me rastin e Ditës Botërore të të Pagjeturve, raporton Gazeta Express.

Hoti ka thënë e tema e personave të pagjetur do të jetë çështje kryesore në çfarëdo marrëveshje për normalizim raportesh dhe njohje reciproke.

“Kjo është plagë e hapur akoma. Është tema më e ndjeshme. Nuk është e tepërt. Kjo është çështja kryesore në çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet për normalizim marrëdhëniesh dhe për njohje reciproke”, ka thënë kryeministri.

Kryetari i Qeverisë ka thënë se në çdo takim me Serbinë diskutojnë tema të cilat janë në funksion të njohjes reciproke.

“Në çdo takim që kemi, tema e vetme për çfarëdo që bisedojmë. Çdo gjë është në funksion të njohjes reciproke. Ndryshe nuk mund të normalizohen marrëdhëniet mes të dy shteteve”, ka theksuar kryeministri.

Leave a Reply