Kryeministri Hoti do t’iu drejtohet mediave në orën 21

0
57

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në ora 21 do t’iu drejtohet mediave duke njoftuar me atë se çka ka ndodhur në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.

Gazeta Express merr vesh se kryeministri Hoti do t’iu adresohet mediave në ora 21:00, nëse paraprakisht përfundon takimi, e që më gjasë do të përfundojë deri në atë kohë.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të organizohet dhe mirëpritet nga emisari i posaçëm i presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA’së, Robert O’Brien.

Në takim delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuciq, do të diskutohet kryesisht lidhur me çështje ekonomike.

Ndërsa ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, ka thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, i është vënë përpara një letër me 16 pika, ku e 10-ta prej tyre kërkon njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, një gjë të tillë e ka mohuar vet Grenell duke thënë se ky lajm nuk është i vërtetë.

Leave a Reply