Kryeministri godet Partinë e Veselit: S’ka izolim për Kosovën, s’po shpenzojmë miliona për lobim, s’ka interesa parapolitike

0
403

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë Kosova nuk është më e izoluar, Qeveria nuk po shpenzon miliona për lobim dhe as institucionet nuk po udhëhiqen nga parapolitika.

Këtë deklaratë Kryeministri e ka lëshuar pas akuzave të Partisë së Kadri Veselit, e cila tha sot se Avdullah Hoti e ka futur Serbinë në bashkëpronësi për Ujmanin kurse delegacionin në Washington i akuzoi se  kishin pasur përplasje fisnore.

Por, Shefi i Qeverisë, tha se në Qeveria për 100 ditë e ktheu Kosovën në Washington dhe në qendrat tjera vendimmarrëse.

“Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejte edhe ne qendrat e tjera”, ka reaguar Hoti, në Fb.

“Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik. E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike”, ka shtuar ai.

Leave a Reply