Kryediplomatja kosovare flet me homologun nga Kuvajt, për dërgimin e trupave të FSK-së në misione jashtë vendit

0
276

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka folur sot me homologun nga Kuvajt, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah.

Ata biseduan për një marrëveshje bilaterale që do të mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

“Biseduam për temat e interesit të përbashkët duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes një marrëveshje bilaterale që do mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqeruajtëse jashtë vendit”, ka shkruar Haradinaj Stublla në Facebook. 

Leave a Reply