Krasniqi: Kryetari i Degës së PDK-së e ka humb ndikimin. Askush s’po e dëgjon

0
491

Ashtu edhe siç kemi raportuar sot gjatë ditës, miratimi i propozim – vendimit për kredi në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për efiçiencë të energjisë në vlerë prej 5 milion euro në Kuvendin e Prizrenit është bërë mollë sherri mes opozitës e pozitës.

Nuk është ndalur me kaq, kanë shpërthyer pakënaqësitë edhe brenda opozitës. Si rrjedhojë, kuvendari i PDK-së Kastriot Krasniqi ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryetari të degës, Shaqir Totaj. Arsyeja deri te këto kritika ndaj Totajt kanë ardhur për shkakun se disa kuvendarë kanë votuar pro marrjes së kredisë, pa u specifikuar deri më tani se për kë bëhet fjalë.
Krasniqi ka thënë se Kryetari i degës së PDK-së e ka humbur ndikimin brenda grupit të kuvendarëve.

“Kryetari i Degës së PDK-së e ka humb ndikimin.
Askush s’po e dëgjon, askush s’po ia merr fjalët seriozisht.
Votat iu bënë Mytaher Haskukës, edhe me ndihmën e PDK-së.
Kështu nuk hyhet në garën për kryetar Komune kur nuk të pyet kush.
PDK duhet të reflektojë sa nuk është bërë vonë.
Me respekt
K.K”, thuhet në reagimin e Krasniqit./04 Online

Leave a Reply