KQZ-ja: Periudha e regjistrimit për votim përmes postës nga 13-21 janar

0
416
Valdete Daka - Kryetare e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit/regjistrimit për votim përmes postës është nga 13 deri më 21 janar 2021.

KQZ njofton se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

“Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e shërbimit votues të KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara këtu:

Leave a Reply