Kosovë: Rriten çmimet e artikujve ushqimorë, dyshohet për marrëveshje të fshehta mes kompanive

0
55

Dyzet për qind e të ardhurave në ekonomitë familjare kosovare, shkojnë për konsum ditor.

Kështu tregojnë të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, bazuar në raportin për rritjen e çmimeve për tre mujorin parë të këtij viti.

Nga kjo agjenci, Ibish Asllani thotë se derisa një pjesë të qytetarëve pagat u janë ulur si pasojë e pandemisë, çmimet e produkteve të konsumit bazë janë rritur, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.

Asllani tregon se çmimi i shportës së konsumit tek familjet kosovare është më e larta në Evropë.

Por, në Institutin për hulumtime, INDEP, thonë se rritja e çmimeve nuk është bërë vetëm për shkak të pandemisë por dyshojnë të ketë pasur marrëveshje të fshehtë mes kompanive.

Për më tepër, ndryshe nga vendet e Evropës Perëndimore, në të cilat çmimet e produkteve bazë ushqimore nuk lejohet të rritën në situata emergjente si ajo e pandemisë, në Kosovë nuk ka legjislacion që e parandalon këtë.

Leave a Reply