Kosova më efikase se Shqipëria për vaksinën, e tejkaloi 1 milionëshin më shpejtë!

0
319
Foto: Arkiva

Republika e Kosovës është  treguar më efikase në procesin e shpërndarjes së vaksinës.

Kësisoj, shtetit amë, Shqipërisë i janë dashtë 177 ditë për ta arritur shifrën e 1 milion vaksinime. Pra, nga 11.01 deri  06.07.

Ndërsa, më e shpejtë është treguar Qeveria e Republikës së Kosovës.10 dite me pak, 166 dite (29.05 – 10.09).

Ballkani Perëndimor në numra: Sa vaksina anti-COVID janë siguruar dhe sa  persona janë vaksinuar

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti tha se ka mjaftueshëm doza në stoqe.

“Sot është dita kur numri i dozave të administruara të vaksinës arrin shifrën prej një milion. Dy të tretat e këtyre janë për ata që kanë marrë së paku një dozë, kurse një e treta për ata me dy doza. Ka mjaftueshëm doza në stoqe dhe vaksinat tona janë të gjitha të regjistruara në EMA dhe FDA”, ka deklaruar ai.  

Leave a Reply