Kosova e para në botë me vdekje nga Covid-19 në 1 milion banorë

0
490

Themeluesi dhe Drejtori i Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, në llogarinë e tij zyrtare në twitter ka publikuar një tabelë në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë prapa edhe Amerikën e cila renditet në vendin e 9-të.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1293301366056607744&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fkosova-e-para-ne-bote-me-vdekje-nga-covid-19-ne-1-milion-banore%2F&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=223fc1c4%3A1596143124634&width=550px

Në tabelën e publikuar nga profesori amerikan janë të dhënat deri në datën 11 gusht 2020.

Pavarësisht kësaj, numri i rasteve të vdekjeve nga COVID në Kosovë ka qenë i lartë edhe në të dhënat e publikuara dje nga IKSHP, ku ishin gjithsejtë brenda 24 orëve 11 persona të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur gjithsejtë 365 persona.

Numri total i personave të infektuar është 10 mijë e 795 nga 42 mijë e 136 sa janë testuar.

Sipas të dhënave të IKSHP-së deri më 12 gusht janë shëruar 6 mijë e 411 persona derisa mbeten aktiv edhe 4 mijë e 19.

Numri i personave të infektuar me COVID-19 dhe i rasteve të vdekjes është rritur ndjeshëm në Kosovë pas vendimeve të institucioneve për heqjen e kufizimeve./GazetaExpress/

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIKSHPK%2Fposts%2F2986145031513481&width=500

Leave a Reply