Kosova dhe Izraeli nga tani me linjë fluturimi Prishtinë – Tel Aviv

0
304

Republika e Kosovës dhe Izraeli tash e tutje do të kenë linjë fluturimi Prishtinë – Tel Aviv, shkruan Gazeta Metro.

Damian Brikman Bashkëthemelues dhe CEO i KIDIC (Korporata për Zhvillim Kosovë-Izrael),  tha për RTK se është e lumtur që ka ardhur në Kosovë.  Ai bëri me dije se do të bisedojnë për fillimin e fluturimeve nga Prishtina për Izrael.

Kujtojmë, që para tri javëve Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem duke u bërë vendi i parë evropian që hap një përfaqësi diplomatike të këtij niveli në kryeqytetin e kontestuar të Izraelit.

Vendosja e ambasadës në Jerusalem ishte ndër vendimet e fundit të Qeverisë së udhëhequr nga Hoti.Për njohjen që buroi nga Marrëveshja e Washingtonit të shtatorit të 2020 dhe për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem pati shumë reagime, shkruan Gazeta Metro.

Disa e përshëndetën këtë hap e të tjerë e kundërshtuan ashpër. Në grupin e fundit bëjnë pjesë Bashkimi Evropian e Turqia, të cilët e kritikuan vendimin e qeverisë kosovare për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Leave a Reply