Kosnett: Së bashku me BE’në po punojmë për njohjen reciproke Kosovë-Serbi

0
280

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar një takim me Emisarin Special të BE’së, Miroslav Lajcak në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.

Kosnett ka deklaruar se së bashku me Bashkimin Evropian, SHBA’të po punojnë për normalizimin dhe njohjen reciproke mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Ambasadori amerikan po thotë se SHBA’ja bashkë me Evropën do të vazhdojnë të punojnë për të arritur qëllimet e përbashkëta rreth dialogut mes dy vendeve.

“Marrëveshjet e Washingtonit plotësojnë procesin e udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të arritur qëllimet e përbashkëta – normalizimin dhe njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Kosnett në Twitter.

Kujtojmë se Lajcak që dy ditë është duke qëndruar në Kosovë, ai po zhvillon takimet me liderët e shtetit të Kosovë dhe kryetarët e partive politike në vend.

Leave a Reply