Korishës dhe mbarë Prizrenit, dinjiteti i kthehet vetëm nën udhëheqjen e PDK-së

0
2541

Sonte, me rastin e përmbylljes së fushatës 30 ditore për zgjedhjet e së dieles, i falenderova dhe i përgëzova anëtarët e kryesisë, për bërjen e një fushate tejet dinjitoze, të kulturuar dhe model nga nëndega jonë, kështu ka deklaruar Islam Ukimeri, kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Ukimeri ka thënë se Korisha është baza ime e fortë elektorale, me ç’rast i ka falënderuar mbështetësit në këtë lokalitet, dhe njëherit ka kërkuar përkrahje maksimale më 17 tetor.

Postimi i plotë:

Falenderim, respekt dhe mirënjohje të pafund, ndaj të gjithëve në komunën e Prizrenit:
Sonte, me rastin e përmbylljes së fushatës 30 ditore për zgjedhjet e së dieles, i falenderova dhe i përgëzova anëtarët e kryesisë, për bërjen e një fushate tejet dinjitoze, të kulturuar dhe model nga nëndega jonë.
Korisha është baza ime e fortë elektorale, ku edhe njëherë shfrytëzoj rastin të falenderoj: familjarët, kryesinë, shtabin, aktivistët, elektoratin dhe anëtarësinë e nëndegës, për mbështetje të fuqishme, në rrugëtimin tim politik.
Korishës dhe mbarë Prizrenit, dinjiteti i kthehet vetëm nën udhëheqjen e PDK-së dhe Kryetarit në ardhje z. Shaqir Totaj, sepse nga VV dhe Kryetari i dështuar Mytaher Haskuka, pritet vetëm vazhdim dhe thellim i keqqeverisjes.
Kërkojmë edhe njëherë votën tuaj, për ta bërë Prizrenin siç e meriton, ndërsa besimin tuaj, do të u’a kthejmë me punë dhe me rezultate të prekshme, për qytetarët e komunës sonë pa dallim, përmes qeverisjes së mirë dhe model, ku vetëm Partia Demokratike e Kosovës di ta bëj.

VotoPDK177

VotoShaqirTotaj

BashkëpërPrizrenin

VotoIslamUkaj4

Leave a Reply