Korisha i tha PO, fitores së 14 nëntorit!

0
717

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka takuar sonte mbështetësit e tij në fshatin Korishë.

Haskuka ishte i përcjellur nga deputetët Arbër Rexhaj e Artan Abrashi, si dhe nga kandidati i këtij subjekti politik për Asamblenë Komunale, Ramë Bobaj.

Njoftimi i plotë i LVV-së:

Kryetari i Komunës së Prizrenit prof.dr. Mytaher Haskuka së bashku me deputetët Arbër Rexhaj dhe Artan Abrashi, mbajtën tubim me banorët në shkollën “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë.

Kryetari Haskuka falënderoi banorët e Korishës dhe gjithë Kabashit për vullnetin e tyre dhe përkrahjen e dhënë më 17 tetor dhe theksoi se ky entuziazëm i madh i qytetarëve e motivon edhe më shumë të angazhohet dhe të punojë ditë e natë për Prizrenin.

Siç e kanë parë qytetarët, këto ditë, kundërshtarët tanë janë bërë bashkë që ta ndalin zhvillimin e Prizrenit. Ndërsa, ne kemi përkrahjen dhe angazhimin qytetar dhe do t’u dalim përballë e do t’i mundim më 14 nëntor. Bashkë me qytetarët e Prizrenit, me besë e për progres. Bashkë me besim e për zhvillim. Bashkë për punësim e mirëqenie.

S’ka kthim mbrapa!
Bashkë qeverisim!

Leave a Reply