Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, tallet me sloganin e LVV-së “Erdhi Dita”

0
57
Jeton Bytyçi - Koordinator i PDK-së në Prizren

Koordinatori i PDK-së në Prizren, Jeton Bytyçi, është tallur me sloganin elektoral të LVV-së, “Erdhi Dita”.

Në reagimin e tij në ‘facebook’, Bytyçi ka shkruar se derisa nuk dalin që ta sqarojnë se çka synojnë me këtë slogan, lindin dilema se me këtë slogan synojnë me e kap shttetin përmes pushtetit, dhe erdhi dita të bëhet vllaznim-bashkimi me ‘kojshit’.

Reagimi i plotë i Bytyçit:
“Sllogani më i ri i VV-së “Erdhi Dita”. Veq ata munden me e dit, se çka kanë dasht me tregu me këtë sllogan. Deri sa vet nuk dalin me e sqaru se çka synojnë me këtë sllogan, personalisht më lind dilema që me këtë sllogan synojnë 2 gjëra kryesore, se:
1.Erdhi dita për VV-në, me e kap shtetin përmes pushtetit, dhe
2.Erdhi dita me e ba vllaznim-bashkimin me kojshit, sepse në një foto në vijim, shihet komunikimi që bënë një aktivist i VV-së, si duket familjar me “kryetarin” e komunës së Prizrenit Mytaher Haskukën, me një tjetër të komunitetit jo shumicë-serb.

Aq shumë po tregohen këta të VV-së, që e dojnë vetëm pushtetin, saqë nëse një ditë vijnë në pushtet, kanë me e ba edhe bashkimin, por jo me Shqipërinë, siç kanë trumbetuar me një kauzë të rrejshme, por me shtetin fqinj serb, sepse edhe ashtu janë në një linjë me Serbinë rreth mohimit të Shtetësisë, Himnit dhe Simboleve të Republikës së Kosovës, për të cilin Shtet, sakrifikuan shumë gjenerata ndër shekuj, ku falë gjakut të Dëshmorëve dhe kategorive tjera të dalura nga Lufta e Lavdishme e UÇK-së, sot frymojmë lirshëm.

UÇK”, thuhet në reagimin e Jeton Bytyçit, Koordinator i PDK-së në Prizren./04 Online

Leave a Reply