Konkursi për pranim në konvikte, Qendra e Studentëve del me njoftim

0
52

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka njoftuar studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte shkaku i situatës epidemiologjike në vend, raporton Express.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, QS’ja ka bërë me dije se janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve dhe se për çdo vendim do të njoftohen studentët.

“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës njofton të gjithë studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte. Kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend. Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetsisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundesitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do te njoftoheni”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply