Konjufca takon ambasadorin Abbott, flasin për procesin e zgjedhjes së presidentit

0
268

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ambasadorin britanik Nicholas Abbott kanë diskutuar sot për procesin e zgjedhjes së presidentes së vendit, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit nga Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës, Abbott ka uruar Konjufcën për detyrën dhe ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

 “Në këtë kontekst, ambasadori Abbott ka ofruar mbështetje për procesin e reformës zgjedhore, sikurse edhe për punën e Kuvendit të Kosovës bashkë me trupat përcjellëse. Kurse kryetari Konjufca ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë Konjufca e ka njoftuar ambasadorin Abbott se synim i tij në krye të këtij institucioni është miratimi pa vonesë i ligjeve, zhvillimi i diplomacisë parlamentare dhe këmbimi i praktikave të mira me Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike, përmbylljen e procesit me zgjedhjen e presidentes së vendit dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

Leave a Reply