Konfiskohen 139 fishekë dhe një pistoletë në Korishë të Prizrenit

0
412

Në fshatin Korishë të Prizrenit janë konfiskuar 139 fishekë dhe një pistoletë.

Policia njofton se konfiskimi i tyre është bërë gjatë ekzaminimit të veturës të një të dyshuari.

“Me urdhër të prokurorit është bërë ekzaminimi i veturës me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur 139 fishekë të pistoletës së kalibrit të ndryshëm”, njofton Policia e Kosovës.

“Ato janë sekuestruar përkohësisht”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit vetura e të dyshuarit lirohet”.

“Rasti vazhdon të hetohet”.

Leave a Reply