Komuna e Prizrenit tregon arsyet e vonesës të projektit për dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim

0
390

Drejtori i Bujqësisë, Agron Limani, në emisionin “Aktuale” ka njoftuar për arsyet e mos realizimit të procesit të Dezinfektimit, Dezinsektimit dhe Deratizimit në qytetin e Prizrenit.

Shumë qytetarë janë të shqetësuar për praninë e madhe jo vetëm të insekteve në qytet për shkak se këtë vit ende nuk është realizuar procesit i Dezinfektimit, Dezinsektimit dhe Deratizimit. Këtë shqetësim të qytetarëve e vlerëson të drejtë drejtori i Bujqësisë në Prizren, Agron Limani, i cili thotë se në muajin mars të këtij viti e kemi dërguar në Zyren e Prokurimit projektin për DDD.

Drejtori Limani njofton më tej se, Zyra e Prokurimit pasi ka shpallur fituesin e projektit për realizimin e këtij procesi, në bazë të rregullores së paraparë është pritur edhe koha e ankimimit të ofertuesve tjerë, ku disa të tillë janë ankuar në Organin Shqyrtues të Prokurimit dhe po projekti është në procesin e shqyrtimit në këtë institucion, njofton ai.

Sipas tij, projekti për realizimin e procesit të DDD-së është në duar të OSHP-së, dhe jemi në pritje të vendimit nga ky institucion, me të cilin fatkeqësisht thotë ai, kemi përvojë të hidhur.

Ndryshe, vitin e kaluar për shkak edhe të situatës së shkaktuar nga pandemia e Covid-19 shpesh herë ka intervenuar në dezinfektimin në radhë të parë të hapësirave publike por edhe nëpër ambiente hyrëse të banesave kolektive./TvPz

Leave a Reply