Komuna e Prizrenit pranon 100 pako ushqimore nga kompania ‘Matkos Pharm’

0
479

Komuna e Prizrenit sot ka pranuar edhe 100 pako ushqimore, të cilat janë dhuruar nga kompania Matkos Pharm.

Pakot ushqimore u dorëzuan në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa në emër të Komunës ato i pranoi drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi.

Ky donacion, sikurse edhe donacionet e tjera, është i destinuar për ndihmë ndaj familjeve në nevojë.

Leave a Reply