Komuna e Prizrenit nuk e pranoi ndihmën humanitare të projektit dezinfektues të Kompanisë Zona Park

0
492

Në fillim të përhapjes së panedemisë Covid 19 në Kosovë, Kompania Zona Park u shpreh e gatshme për realizimin e projektit humanitar deznifektues kundër Covid 19  në vlerë 50 mijë euro, i cili do të shtrihej në tri Komunat e Rajonit të Prizrenit: Në Prizren, Malishevë dhe Rahovec.

Malisheva e para e pranoi vullnetin e Kompoanisë Zona Park, gjithashtu edhe Rahoveci ndërsa Komuna e Prizrenit nuk e pranoi ndihmën e ofruar.

Zyrtarët e Kompanisë Zona Park, nuk kanë shpjegim se pse ndodhi refuzimi  i Komunës së Prizrenit, ndërsa veçojnë bashkëpunimin me deputetët Duda Balje dhe Albert Kinolli, në bashkëpunim me të cilët Zona Park dezinfektoi mjediset e prekura në Skorobisht dhe në lagjen e romëve në Prizren.

Zona Park është Kompania me seli në Prizren më profesionale në vend në fushën e ofrimit të mbrojtjes dhe sigurisë nga infesksionet në shëndetin publik.

Shërbimet e Kompanisë Zona Park në mbrojtje nga infeksionet në shëndetin publik  janë të sigurta e të suksesshme 100%, dhe dëshmi e këtij vlerësimi është punaa në terren.

Leave a Reply