Komuna e Prizrenit dhe Caritas-i zviceran nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë

0
323

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe Drejtori i Caritasit zviceran në Kosovë Gerhard Schaumberger kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë.

Ky projekt është nënshkruar në vlerë prej 115 mijë eurove, me ç’rast Komuna e Prizrenit do të participojë 15 mijë euro.

“Përveç projekteve të ndryshme të Komunës sonë, zhvillimin e bujqësisë po e mundësojmë edhe duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Në këtë drejtim, bashkë me drejtorin e Caritas Switzerland in Kosovo, z. Gerhard Schaumberger, nënshkruam edhe një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të bashkëfinancojmë projektin, i cili ka për qëllim rritjen e të ardhurave dhe produktivitetit të prodhuesve bujqësorë, duke promovuar sisteme të reja e të qëndrueshme për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në treg.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për realizinin e këtij projekti, Komuna do të ofrojë 15.000 euro, ndërkaq Caritasi Zviceran do të sigurojë fonde financiare në vlerë prej rreth 100.000 euro.
Zhvillimi i bujqësisë është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik, andaj puna e Komunës së Prizrenit në këtë drejtim do të rritet çdo ditë e më shumë”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply