Kombinimi i VV-së me Osmanin parakusht për fillimin e ndryshimit

0
386

Politologu, Belul Beqaj, në emisionin Desku në KTV ka thënë se një bashkëpunim ndërmjet Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmanit është parakusht elementar për fillimin e ndryshimit në Kosovë.

“Shansi është që Vetëvendosje të kuptojë që edhe në ato 50 ditë ka bërë gabime dhe t’i korrigjojë dhe ta shfrytëzojë situatën në kuptimin e ndërtimit të një alternative të mirëfilltë dhe kësaj i bashkëngjitet besoj me shumë sukses edhe Vjosa Osmani, e cila po tregon se ka konsistencë, është me virtyte, ka artikulim të qartë të misionit dhe vizionit të saj politik. Një kombinim ndërmjet Vetëvendosjes dhe iniciativës së paralajmëruar të Vjosa Osmanit për organizatën qytetare mendoj se mund të krijojë parakushtet elementare të cilat e fillojnë ndryshimin”, ka thënë Beqaj.

Tutje ai ka folur edhe për zgjedhjet në Podujevë, ku pret edhe ndryshime.

“Besoj se vetëdija politike e qytetarëve sot në Kosovë, së paku viteve të fundit, ka një ngritje të saj dhe indikatori i parë i ndryshimit është edhe testi i parë i ndërlidhur para së gjithash me Podujevën. Me Mitrovicën Veriore situata është pak më ndryshe sepse aty kemi rrethana të cilat nuk mund të shpjegohen thjeshtë. Nëse pushteti lokal ka vepruar në përputhje me nevojat imediate të qytetarëve nuk e përjashtoj mundësinë që ai pushtet ta marrë mbështetjen e tyre”, ka thënë ai.

Ai thotë se qytetari në Podujevë duhet të vendosë se a dëshiron të vazhdojë me situatën aktuale, apo të bëjë ndryshimin.

“Qytetari kur të dalë këtë herë në votime në Podujevë duhet ta kuptojë a po donë me vazhduar kështu si është me këtë tendencë, apo po dëshirojmë që ta bëjmë një ndryshim dhe të bëhemi korrekt karshi audiencës, ndryshimi apriori nuk do të thotë se do të jetë automatikisht pozitiv. Por, fakti se po perëndon një lidership politik i cili është shkaktar i gjitha këtyre proceseve degraduese të Kosovës është mundësi potenciale për të cilën duhet ta japim votën”, ka thënë Beqaj./Koha

Leave a Reply