Komandantja Supreme e FSK-së krenohet me dy kadetët e diplomuar në Angli

0
256

Komandantja Supreme e FSK-së, Vjosa Osmani, e ka quajtur ditë të krenarisë diplomimin e dy kadetëve oficerë të FSK-së, Ardit Deliu dhe Ilirianë Bunjaku, në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani, njëra prej akademive ushtarake më prestigjioze në botë.

Ajo tha se sot emri i Republikës së Kosovës u lartësua nga arritja e dy të rinjve, njofton Klan Kosova.

“Kjo është dëshmi e performancës së saj superiore në të gjitha fushat, përfshirë rezultatet akademike, shkathtësitë ushtarake, shkathtësitë në lidership, përgatitje fizike, etj. Sot, emri i Republikës sonë u lartësua edhe më shumë. Këta vajza dhe djem po i dëshmojnë të gjithë botës që puna, zelli e përkushtimi shpërblehen gjithmonë. Këta të rinj po na e zbardhin fytyrën e po e ngrisin shtetin tonë në piedestal”.

Presidentja Osmani ka thënë se vajzat dhe djemtë e FSK tashmë janë të dëshmuar në çdo cep ku shkel këmba e tyre.

“Ata janë premtimi ynë më i madh për një të ardhme të sigurt. Ata janë një nga shembujt më të mirë, të cilët duhen ndjekur për të kuptuar që në jetë mundi e puna vlerësohen e shpërblehen gjithmonë. Urime Kadet Bunjaku dhe Kadet Deliu – në rrugëtimin tuaj ushtarak, qofshi gjithmonë faqebardhë!”.

Nëntoger Ilirianë Bunjaku u nderua me nderin më të lartë në ceremoninë e diplomimit me çmimin “Shpata Internacionale”, që jepet për kadetin më të mirë ndërkombëtar.

Leave a Reply