Koalicioni Vakat distancohet plotësisht nga hapat e fundit të Abaz Ademit

0
546

Në një komunikatë për media nga zyra për informim nga Lëvizja vetëvendosje thuhet se, koalicioni Vakat distancohet plotësisht nga hapat e fundit të Abaz Ademit, i cili është në listën tonë elektorale dhe mbetet në përputhje me vendimin e marrë në nivel partie për të mbështetur kandidatin e “Lëvizjes Vetëvendosje” Mytaher Haskukën.

Mbështetja e dhënë nga kandidati i listës sonë për kandidatin tjetër për kryetar komune është qendrim personal i Abaz Ademit, ndërsa koalicioni Vakat do të mbështesë fuqishëm kandidatin e VV-së Mytaher Haskukën dhe do të mbetet i fokusuar në përfaqësimin dinjitoz dhe efektiv të njerëzve tanë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Koalicioni VAKAT

Leave a Reply