Koalicioni Vakat distancohet nga Abaz Ademi

0
305

Koalicioni Vakat distancohet plotësisht nga hapat e fundit të Abaz Ademit, i cili është në listën tonë elektorale dhe mbetet në përputhje me vendimin e marrë në nivel partie për të mbështetur kandidatin e “Lëvizjes Vetëvendosje” Mytaher Haskukën.

“Mbështetja e dhënë nga kandidati i listës sonë për kandidatin tjetër për kryetar komune është qendrim personal i Abaz Ademit, ndërsa koalicioni Vakat do të mbështesë fuqishëm kandidatin e VV-së Mytaher Haskukën dhe do të mbetet i fokusuar në përfaqësimin dinjitoz dhe efektiv të njerëzve tanë në të gjitha nivelet e qeverisjes”, thuhet në regimin e Vakatit.

Numri 2 i listës Vakat, Abaz Ademi i është bashkuar dje ekipit të kandidatit të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni.

Leave a Reply