KMDLNJ rekomandon që Kryesia e Kuvendit dhe Komisionet të mos mbajnë mbledhje

0
408

Për shkak të përshkallëzimit të pandemisë me COVID-19 dhe shkaku deputetë dhe administrata janë prekur nga COVID-19 dhe se ende po bëhen testet, KMDLNj rekomandon Kryesinë e Kuvendit të mos mbajë mbledhje sikur që as komisionet të mos mblidhen.

Edhe administrata duhet të mbrohet maksimalisht duke i reduktuar aktivitetet deri në një situatë tjetër. KMDLNj vlerëson se nuk ka kushte të mbahet seanca deri të përfundojnë testet dhe të dalin rezultatet e që nuk do të vonoheshin.

KMDLNj rekomandon që tërë administrata, Kryesia e Kuvendit dhe deputetët t’i nënshtrohen testit dhe vetëm pasi të dalin rezultatet  , do të krijohet një pasqyrë më e qartë. Ndryshe mund të ndodhë që COVID-19 mund të përfshijë një numër të madh të administratës dhe deputetëve. Për këtë arsye KMDLNJ rekomandon të pezullohen aktivitetet e Kuvendit gjatë javës që po vjen.

Leave a Reply