Kjo lagje e Prizrenit sot ka mbetur pa ujë, shkak një defekt në gypin transportues

0
359

Për shkak të defektit në gypin transportues Fi 300 mm në rrugën ‘Ukë Bytyqi’ është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes nga ora 03:00 në mesnatë në disa lokacione, shkruan 04 Online.

Siç ka njoftuar Hidroregjioni Jugor, uji është ndërprerë në lagjen ‘Dardania’ dhe në rrugën ‘Ukë Bytyqi’, ndërsa furnizimi pritet të rikthehet pas sanimit të defektit, pasi ekipet e këtij institucioni veç janë në terren.

“Konsumatorë të nderuar, KRU “Hidroregjioni Jugor” sha.Prizren ju njofton se sot me datën 25.11.2020, prej ores 03:00 pas mesnate, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, për shkak të defektit në gypin transportues fi 300 mm në rr. Ukë Bytyqi afër pompës së Benzines “Shell”. Pa furnizim të ujit do të jenë këto zona:

Lagjja Dardania
Rr. Ukë Bytyqi

Ekipet e kompanisë janë duke punuar dhe me rastin e sanimit të defektit, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply