Kjo është komuna me daljen më të ulët në votime

0
283

Deri në orën 16:00 në Kosovë kanë votuar 26,89 për qind apo 506 mijë e 997 qytetarë, raporton Gazeta Express.

Derisa, komuna me pjesëmarrjen më të ulët në votime është ajo e Dragashit.

Në këtë komunë deri në orën 16:00 kanë votuar 20,36 për qind.

Ndërsa, në Prizren kanë votuar 20 mijë e 81 për qind apo 36 mijë e 78 qytetarë, në Ferizaj 25,65 për qind apo 28 mijë e 720 qytetarë, në Gjakovë 24,32 për qind apo 27 mijë e 517 qytetarë, në Gjilan kanë votuar 26,58 për qind apo 26 mijë e 866 qytetarë, në Mitrovicën e Jugut kanë votuar 24,95 për qind apo 19 mijë e 601 qytetarë dhe në Pejë kanë votuar 23,14 për qind apo 25 mijë e 236 qytetarë.

Ndërsa, komunat me shumicë serbe vazhdojnë të prijnë për daljen në zgjedhje.

Në komunën e Zveçanit deri tani kanë votuar 56.91 për qind apo 3 mijë e 915 qytetarë, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 55,03 për qind apo 9 mijë e 751, në komunën e  Ranillugit kanë votuar 40,68 për qind apo 1 mijë e 987 qytetarë, në Partesh kanë votuar 36,30 për qind apo 1 mijë e 662, në Kllokot kanë votuar 37.50 për qind apo 1 mijë e 378 qytetarë.

Leave a Reply