Kjo do të jetë pozita e Donika Gërvallës në kabinetin e Albin Kurtit?

0
381

Donika Gërvalla, vajza e veprimtarit të shquar Jusuf Gërvalla është një nga figurat më të votuara për deputetë në listën e “Guxo” të Vjosa Osmanit, që ishte pjesë e listës me Vetëvendosje.

Nga informacionet e deritashme, Vjosa Osmani ka mbi 220 mijë vota, kurse Donika Gërvalla do të ketë mbi 40 mijë vota.

Donika për shkak të përgatitjes së saj të lartë dhe përvojës edhe në institucione ndërkombëtare, po flitet se do të jetë në postin e ministres së jashtme në Qeverinë e re të Kosovës.

Burime të medias bëjnë të ditur se Donika Gërvalla tashmë është piketuar që të jetë në këtë post, duke qenë një figurë e fuqishme që do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Kush është Donika Gërvalla?

Donika Gërvalla ka lindur në Shkup në tetor 1971. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Prishtinë. Pas arratisjes së babait në dhjetor 1979 për t’iu shmangur arrestimit nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit arratisen në janar 1980 në Gjermani. Pas atentatit të trefishtë në Untergruppenbach më 17 janar 1982, familja Gërvalla vendoset në Tiranë. Në fëmijëri shquhet për talentin e saj muzikor dhe merr pjesë si soliste në flaut që në moshën 11-vjeçare në koncerte të shumta. Ajo ka studiuar muzikë në konservatoret e Tiranës dhe Hamburgut si dhe drejtësi në Universitetin e Hamburgut.

Leave a Reply