Këto janë parregullsitë në Komunën e Prizrenit – sipas Totajt

0
470

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka folur në Kanal10 rreth adresimeve që ka bërë dega që ai udhëheqë ndaj qeverisjes komunale të VV-së në këtë komunë.

“Ne kemi adresuar shumë parregullsi që kanë ndodhur në Drejtorinë Komunale të Arsimit, prej se ka ardhur VV-ja në pushtet nê Prizren. Prej se kanë ardhur në pushtet, i kanë ndërrruar tre drejtorë në DKA, asnjëherë nuk kanë arritur të zgjedhin një drejtor me konkurs të rregullt”, deklaron Totaj.

Totaj shprehet se 6 u.d.drejtorë të shkollave janë larguar nga pozitat e tyre dhe nuk iu është caktuar një punë tjetër.

“16 ushtrues detyre të drejtorëve në shkolla nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë, por në mënyrë selektive, ku 6 prej tyre janë larguar nga puna dhe nuk iu është caktuar një punë tjetër”, thekson Totaj, shkruan kanal10.live

Ai shton se, 10 u.d. drejtorët tjerë vazhdojnë punën e tyre, ndërsa njëri prej tyre qe dy vjet ushtron detyrën e drejtorit në një shkollë, pa iu nënshtruar konkursit.

Totaj thotë se nuk është bërë fare vlerësimi i punës së drejtorëve dhe nuk po respektohet ligji.

“Drejorët që vazhdojnë funksionet e tyre janë anëtarë të VV-së, ndërsa ata që janë larguar janë nga PDK-ja”, tregon ai.

Leave a Reply