Këto janë masat e reja anti-Covid nga Qeveria e Kosovës

0
439

Kryeministri Avdullah Hoti, ka folur në konferencë për media për masat e reja kundër Covid-19.

Ai ka thënë se situata në të cilën po kalon vendi me pandeminë është tepër e rëndë, transmeton Portali.info.

Duke u bazuar në këtë trend të rritjes së numrit të infektuarve, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në ka marrë këto masa:

Gjenerale
Vendimet e plota:

Komunat me ngjyrë të gjelbër, rrezik më të ulët:

Lejohen operatorët ekonomik nga ora 05:00 deri 20:00.

Rregullohet transporti publik me 50% të kapacitetit, dhe kufizimi i pasagjerëve.

Qendrat tregtare 05:00 – 20:00.

Gastronomia deri në orën 20:00, e pastaj merr me vete.

Komunat me rrezik të mesëm:

Operatorët nga ora 05:00 – 18:00.

Gastronomia nga ora 05:00 – 18:00.

Në këto komuna institucionet publike dhe private punojnë vetëm me staf esencial.

Qendrat tregtare nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Rregullohet forma e funksionimit të trafikut publik.

Komunat me rrezik të lartë:

Prishtina, Podujeva, Gjakova, Gjilani, Ferizaj dhe të tjera.

Lejohet aktiviteti ekonomik deri në orën 19:00.

Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik, dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes qytetare.

Ndalohen hyrje- daljet nga këto komuna nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Hoti ka thënë se këto masa janë ekstreme dhe nëse një biznes apo person nuk respekton ndonjë masë nga Qeveria apo Ministria e Shëndetësisë, do të përballet me mbyllje së paku deri në 3 muaj.

Kryeministri e ka krahasuar këtë situatë me gjendje lufte, ku ka thënë se nga marsi deri më tani ka mbi 700 raste me fatalitet dhe Qeveria nuk mund të mos reagojë.

Leave a Reply