Këta pritet të jenë kandidatët për deputet nga LVV-ja në Prizren (Emrat)

0
112

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ndonëse jo zyrtarisht, ka prezantuar emrat e kandidatëve për deputetë nga kjo komunë të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës.

Pas votimit të anëtarësisë në këtë subjekt politik në qendrën në Prizren, deri më tani kanë fituar besimin e anëtarësisë për tu nominuar kandidat për deputet: Artan Abrashi, Drita Millaku, Arbër Rexhaj dhe Yllza Hoti.

“Falemnderoj me zemër të gjithë delegatët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren për besimin e dhënë për kandidaturën time për Kuvendin e Kosovës. Jam i nderuar tej mase.Na priftë e mbara në fitorën e madhe!”, ka shkruar në ‘facebook’ Artan Abrashi.

“Aktivistë, shumë të nderuar qytetarë, miq dhe dashamirë, ju njoftoj se sot mora besimin nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren që të jem kandidate nga Prizreni në listën për deputete. Fitorja jonë do të jetë sa e merituar, po aq edhe bindëse.Nuk ka forcë që e ndal vullnetin e popullit.Na priftë e mbara!”, ka shkruar në ‘facebook’ Drita Millaku.

“Falenderoj aktivistët dhe delegatët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren të cilët sot më votuan duke më nominuar si kandidat për këto zgjedhje parlamentare. Falemnderës juve, të cilët ma mundësuat që t’ua zgjas dorën qytetarëve për të kërkuar mbështetjen e tyre drejt Fitores sonë të Madhe.Na priftë e mbara!”, ka shkruar në ‘facebook’ Arbër Rexhaj./04 Online

Leave a Reply