Kërkohet paraburgim për tre hakerët që u arrestuan nga Policia e Kosovës dhe FBI

0
368

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka kërkuar paraburgim për tre të dfyshuarit për veprën penale “Hyrja në sistemet komjuterike”

Kjo është ëbrë e ditur përmes një njoftimi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

E.J., Ç.B., dhe V.S., dyshohet se në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se pas marrjes së një mori veprimesh hetimore, janë identifikuar tre (3) persona të dyshuar si pjesë e një grupi hakerësh, të cilët kanë poseduar të dhëna kompjuterike të ndjeshme, duke krijuar një platformë online përmes së cilës kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike në formë të jashtëligjshme. Më këto veprime konsiderohet të kenë shkaktuar dëme te mëdha materiale tek te dëmtuarit.

Të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Leave a Reply