Kërcënon me vdekje familjarët e tij, arrestohet prizrenasi

0
319
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar të martën rreth orës 22:00 në Prizren, pasi që dyshohet se ka kanosur me vdekje vëllaun dhe familjarët e tij.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Në raport thuhet se përpos kanosjes, i dyshuari ka ushtruar edhe dhunë psiqike ndaj familjarëve të tij.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net

Leave a Reply