Kërcënohet Zafir Berisha

0
351

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha dje është kërcënuar nga një person përmes rrjeteve sociale.

Rasti është paraqitur menjëherë në Policinë e Kosovës në Prizren dhe i njëjti është duke u hetuar.

Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar se personi që është kërcënuar nuk është zëvendësministri Bajram, por zëvendësministri i MPB-së, Zafir Berisha.

“Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha”, thuhet në reagimin e MPB-së.

Leave a Reply